Bota e përçarë

Bota

Bota e përçarë

Nga: Daniel Friedrich Sturm, Nga Gjermanishtja: Sherif Ramabaja Më: 11 nëntor 2020 Në ora: 18:18
Liderët botëror

Ndërsa Donald Trump vazhdon të qëndrojë pranë forcës së tij, pasardhësi Joe Biden tashmë po fillon përgatitjet për presidencën e tij. Në ndërkohë ai ka folur me shumë krerë të rëndësishëm të qeverive dhe ka ofruar bashkëpunim më të mirë.

Joe Biden telefonoi me Angela Merkel - dhe figura të tjera kryesore në Perëndimin demokratik. Megjithatë, presidentët e Kinës dhe Rusisë nuk kanë pranuar të shfaqin urimet e tyre. Reagimet nga Izraeli, Turqia dhe Polonia shihen gjithashtu me skepticizëm.

Joe Biden president i porsazgjedhur i SHBA, të martën kishte telefonuar me katër kryetarë shtetesh dhe qeverish: me Kancelaren e Gjermanisë Angela Merkel, Presidentin Francez Emmanuel Macron, Kryeministrin e Britanisë së Madhe Boris Johnson dhe Kryeministrin Irlandez Micheál Martin.

 “Së pari, dua t'ju njoftoj se Amerika sërish është kthyer, ajo që ishte. Ne prap jemi në lojë. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me Amerikën”, tha Biden të martën në lidhje me telefonatat e tij me Merkel dhe krerët e tjerë të qeverive.

Por është interesante se me cilët, Biden ende nuk ka telefonuar: cilat shtete nuk e kanë uruar ende, për fitoren e zgjedhjeve të së Shtunës. Cilat qeveri me vonesë kishin dërguar urimet e tyre. E cila e bëri këtë me kufizime verbale. Një gjë është e qartë: vendimi nga krerët e shteteve dhe qeverive të huaja për të mos uruar Biden për fitoren e tij ka të bëjë shumë, me veprimet e Presidentit të tanishëm Donald Trump.

Trump foli për "fitoren" e tij pas zgjedhjeve. Ai konsiderohet humbësi i zgjedhjeve, që ende do të jetë në detyrë deri më 20 janar 2021, si një rosë e çalë . Ai dhe ndihmësit e tij, siç është avokati personal Rudy Giuliani, flasin për "mashtrim" edhe nëse nuk kanë paraqitur ende ndonjë provë thelbësore. Ata po kërkojnë donacione për procese gjyqësore, ndoshta për të shlyer borxhet e mëdha të fushatës zgjedhore.

Administrata Trump, ka refuzuar deri më tani të përgatisë një dorëzim të detyrës zyrtare dhe të punojë me ekipin e tranzicionit të Bidenit - një tjetër nga shumë shkeljet e normave të Trump, i cili po vepron edhe një herë si një autokrat i mundshëm këto ditë.

Tashmë të Shtunën, menjëherë pasi disa stacione televizive dhe agjencia e lajmeve AP rreth orës 5.30, njoftuan fitoren e Bidenit. Menjëherë pas pak Merkel, Macron, Johnson, Kancelari i Austrisë Sebastian Kurz, Kryeministri i Spanjës Pedro Sanchéz, Kryeministri i Italisë Giuseppe Conte i uruan Bidenit dhe nënpresidentes Kamala Harris zgjedhjen. Njëjtë kishte reaguar edhe kryeministri kanadez Justin Trudeau. Të gjithë ata ia forcuan shpinën  Bidenit. Trudeau ishte me sa duket kreu i parë i qeverisë që foli me Biden në telefon.
Me pak sa vonesë, të dielën, Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu e përgëzoi atë në Twitter . "Joe, ne kemi pasur një marrëdhënie personale të gjatë dhe të ngrohtë për gati 40 vjet," shkroi Netanyahu, i cili është i miqësuar me Trumpin dhe familjen e tij.

Vetëm pas më shumë se 48 orësh heshtje, kreu i shtetit turk Rexhep Tajip Erdogan, Bidenin e përgëzoi për fitoren e tij në zgjedhje. Erdogan përcolli urimet e tij dhe "dëshirat e sinqerta për paqe dhe prosperitet për popullin amerikan" të martën, sipas një deklarate nga zyra e tij.

Presidenti i Polonisë Andrzej Duda e përgëzoi Biden të Shtunën në mbrëmje - qoftë vetëm "për një fushatë të suksesshme zgjedhore".

Zëdhënësi i Dudas më vonë tha se, formulimi ishte i kujdesshëm sepse Biden mund të përgëzohej zyrtarisht vetëm pas zgjedhjeve nga komiteti zgjedhor. Por kjo është mirësjellje diplomatike. Duda gjithmonë kishte kërkuar favore nga Trumpi, duke bërë lajka me njeriun më të fuqishëm në botë. Trump nuk u përgjigj. Por ai e fisnikëroi Dudan në qershor, pak para zgjedhjeve presidenciale polake, me pritjen e tij të tretë në Shtëpinë e Bardhë.

Kryeministri hungarez Viktor Orbán e uroi Bidenin me fjalët e rezervuara: “Ju lutem më lejoni të ju përgëzoj për fushatën tuaj të suksesshme. Ju uroj shëndet të mirë dhe suksese të vazhdueshme në përmbushjen e detyrave tuaja jashtëzakonisht të përgjegjshme. 
“Zëdhënësi i tij i publikoi këto rreshta të Dielën. Dhe cili ishte komenti i Orban për fitoren e Trump në zgjedhjet 2016? Orbán në atë kohë tha: 

“Çfarë lajmi i mrekullueshëm. Demokracia është akoma e gjallë ".

Putini ende nuk e ka uruar

Janez Jansa, Kryeministri i Sllovenisë, bëri paraqitjen më të turpshme. Ai përgëzoi herët - por urimet e tij iu drejtuan Trumpit. "Është mjaft e qartë se populli amerikan ka zgjedhur Donald Trumpin dhe (Zëvendës President) Mike Pence për katër vjet të tjera", shkroi nacionalisti i krahut të djathtë. Sllovenia është vendi i lindjes së gruas së Trumpit, Melania. Të Dielën, Jansa u përpoq t'i vinte fjalët e tij në perspektivë. Asgjë nuk do të ndryshojë në të ardhmen, pavarësisht se cilës parti i përket presidenti amerikan, shkroi ai tani.

Presidenti rus Vladimir Putin nuk e uroi atë në asnjë mënyrë. Të hënën, një zëdhënës i Kremlinit tha se ata do të presin më parë rezultatet zyrtare të zgjedhjeve. Përveç kësaj, u bë i njohur njoftimi se Trump do të ndërmarrë veprime ligjore kundër rezultatit. Kur mediat amerikane shpallën Trumpin si fitues pas zgjedhjeve të vitit 2016, vetëm pas disa orësh Putini e kishte uruar Trumpin. Në atë kohë, Putini shkroi se ishte i sigurt se një "dialog konstruktiv midis Moskës dhe Uashingtonit, bazuar në parimet e barazisë dhe respektit të ndërsjellë" mund të zhvillohej në të ardhmen.

Trump në mënyrë të përsëritur tregon admirimin e tij për Putinin dhe liderët e tjerë autokratë - dhe shpreh përbuzjen për udhëheqësit e demokracive perëndimore. Kjo tani po reflektohet në politikën e urimeve. Autokratët po (akoma) kursejnë Trumpin, demokracitë perëndimore mbështesin Biden.

Trump ka një marrëdhënie të veçantë me Rusinë. Në zgjedhjet e fundit, Kremlini ndërhyri në favor të tij. Si biznesmen, Trump donte të ndërtonte një "Kullë me emrin Trump" në Moskë. Ai i kishte shkruar Presidentit rus një letër të dashur dhe kërkonte që Putin të lejonte që në krye të penthouse  të  qëndronte "Trump Tower" E tërë kjo ishte planifikuar të ndodhte në Moskë dhe falas. Projekti nuk u realizua kurrë.

Biden dhe Putin njihen me njëri-tjetrin për vite me rradhë dhe mbajnë mes vete marrëdhënie jo aq të mira, ashtu si Demokratët e SHBA, janë më kritikë ndaj Kremlinit sesa Republikanët. Gjatë një takimi me Putin, Biden shkruan në kujtimet e tij, ai i tha me një buzëqeshje Kryeministrit të atëhershëm Rus: "Kryeministër, unë të shkoi drejt në sy. Unë nuk mendoj se ju keni shpirt. "Putini e shikoi atë për një sekondë, gjithashtu buzëqeshi dhe tha:" Ne e kuptojmë njëri-tjetrin. "

Presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro, një aleat i Trumpit, ende nuk e ka uruar Biden. Para zgjedhjeve, Bolsonaro ishte shprehur në favor të rizgjedhjes së Trumpit. Ai gjithashtu imitoi stilin e tij të fushatës.

“Ne e marrim në konsideratë Bidenin”

Presidenti meksikan Andrés Manuel López Obrador tha të Shtunën: "Në lidhje me zgjedhjet në SHBA, ne do të presim derisa të sqarohen të gjitha çështjet ligjore." Deri atëherë, ai nuk mund të "përgëzonte as njërin dhe as kandidatin tjetër. Unë dua të pres derisa të mbarojë procesi zgjedhor. ”

 Shteti dhe udhëheqësi i partisë së Kinës Xi Jinping heshtin. "Ne kemi vërejtur se Biden ka shpallur fitoren e zgjedhjeve," tha Ministria e Punëve të Jashtme në Pekin. Asnjë politikan amerikan nuk e njeh Xi Jingping më mirë se Biden. Derisa të dy burrat ishin nënkryetarë, ata u takuan të paktën tetë herë me njëri -tjetrin.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un është gjithashtu i heshtur. Trump kishte shkruar "letra dashurie" me diktatorin, siç tha ai vetë. Të dy burrat u takuan tre herë dhe kishin një "miqësi". Zgjedhja e Biden nuk duhet t'i përshtatet aspak Kim Jong-un. Në mediat shtetërore të Koresë së Veriut, thuhet se Biden meriton "ndëshkim të pamëshirshëm" për fyerjen e dinjitetit të vendit. Kështu raportoi "Washington Post".

Katër vjet më parë, në udhëtim e sipër, Kancelarja Merkel përgëzoi kandidatin republikan , president Trump për zgjedhjen . Sidoqoftë, është tregues i mënyrës në të cilën Merkel e bëri këtë. Nuk mund të ishte më e largët. Merkel së pari renditi "vlerat e përbashkëta" që bashkojnë SHBA dhe Gjermaninë, përkatësisht: demokracinë, lirinë, respektimin e të drejtave dhe dinjitetit të njerëzve, pavarësisht nga origjina, ngjyra e lëkurës, feja, gjinia, orientimi seksual ose qëndrimi politik. "Mbi bazën e këtyre vlerave," tha Merkel në atë kohë, "Unë po i ofroj Presidentit të ardhshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, një bashkëpunim të ngushtë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat