Shkaku i kostos së zhvillimit të vaksinave, BioNTech sërish ka punuar me humbje

Bota

Shkaku i kostos së zhvillimit të vaksinave, BioNTech sërish ka punuar me humbje

Më: 11 nëntor 2020 Në ora: 20:41
Foto ilustrim

BioNTech e mbylli tremujorin me humbje për shkak të kostos së zhvillimit të vaksinave.

Kompania gjermane e bioteknologjisë, BioNTech raportoi se e përfundoi tremujorin e tretë me humbje, e cila ishte shkaku i kostos së kërkimit dhe zhvillimit të një vaksine të mundshme kundër COVID-19.

Në periudhën nga korriku deri në shtator, ajo regjistroi një humbje neto prej 210 milionë eurove, shtatë herë më e lartë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas një raporti të lëshuar të martën, raporton bild.

Në nëntë muajt e parë të këtij viti, humbja neto arriti në 351.7 milionë euro dhe pothuajse u trefishua në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në tremujorin e tretë, kostot e zhvillimit arritën në 227.7 milionë euro dhe ishin katër herë më të larta se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në nëntë muajt e parë, ata u dyfishuan në 338 milionë euro.

Të ardhurat totale janë dyfishuar falë marrëveshjeve të reja të bashkëpunimit me kompaninë amerikane të Pfizerit dhe atë kineze të Fosut.

BioNTech dhe Pfizer njoftuan të hënën se vaksina e tyre e mundshme COVID-19 ka treguar efikasitet në 90 për qind të rasteve, sipas rezultateve të para të fazës së tretë të një prove klinike.

Studimi po kryhet në 150 vendndodhje në gjashtë vende, me 43,538 vullnetarë të moshës 12 deri 85 vjeç, përfshirë ata me sëmundje kronike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat