​Shitet në ankand një këpucë e mbretëreshës Mari Antuanetës

Bota

​Shitet në ankand një këpucë e mbretëreshës Mari Antuanetës

Më: 15 nëntor 2020 Në ora: 08:40
Foto ilustrim

Një këpucë elegante e bardhë, që i përkiste Mari Antuanetës, prej mëndafshi dhe lëkure keci, do të shitet nesër në ankand në Versajë, pranë Parisit, njoftoi shtëpia e ankandeve ”Osenatlles”.

Me një çmim fillestar prej 8 000 deri në 10 000 euro, këpuca e mbretëreshës është ndër pjesët më origjinale të shitjes, me titull “Mbretëresha e Versajës”, së bashku me pikturën “Molieri i ftuar në tryezën e mbretit Diell” nga Françis Jean Garneray, një tablo e rrallë që tregon Luigjin XIV së bashku me shkrimtarin e njohur, babai i gjuhës frënge.

Kjo tablo është vlerësuar rreth 40 000 – 60 000 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat