Maia Sandu fiton zgjedhjet presidenciale të Moldavisë

Bota

Maia Sandu fiton zgjedhjet presidenciale të Moldavisë

Më: 16 nëntor 2020 Në ora: 09:41
Maia Sandu

Maia Sandu fitoi zgjedhjet presidenciale të Moldavisë duke mposhtur edhe Igor Dodon, kundërshtarin dhe njëherësh presidentin aktual të vendit.

Sipas EuroNews, deri në orët e para të mëngjesit, Sandu kishte fituar 57.63 për qind të votave, ndryshe nga Dodon i cili mori 48.37 për qind.

Deri më tani vlerësohet të jenë numëruar 99.8 për qind të votave, bazuar në të dhënat e lëshuara nga komisioni zgjedhor i vendit.

Bëhet e ditur se Sandu i kishte humbur zgjedhjet presidenciale në vitin 2016 nga Dodon me rreth 70 mijë vota.

Moldavia është një ish-republikë sovjetike me 3.5 milionë banorë që gjendet mes Rumanisë dhe Ukrainës.

Është vendi më i varfër në Evropë, derisa qindra mijëra qytetarë janë zhvendosur jashtë vendit për punë dhe mundësi të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat