SHBA redukton trupat në Irak dhe Afganistan

Bota

SHBA redukton trupat në Irak dhe Afganistan

Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 21:15
Ilustrim

SHBA-ja do të zvogëlojnë trupat e saj në Irak dhe Afganistan në 2 500 ushtarë në secilin vend deri më 15 janar, njoftoi sot sekretari në detyrë i Mbrojtjes, Christopher Miller.

“Nëpërmjet tërheqjes së trupave, SHBA kërkon t’i japë fund “luftës së brezave”, tha ai, duke përmendur faktin se trupat kanë qenë në Afganistan që nga viti 2001 dhe në Irak që nga viti 2003, raporton ATSh.

Mediet amerikane kanë raportuar se vendi aktualisht ka rreth 4 500 trupa në Afganistan dhe 3 000 në Irak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat