Rrëfimi shokues i 17 vjeçares: Krimet e tmerrshme seksuale të ISIS, virgjëreshat në dhomë me 40 xhihadistë

Bota

Rrëfimi shokues i 17 vjeçares: Krimet e tmerrshme seksuale të ISIS, virgjëreshat në dhomë me 40 xhihadistë

Më: 18 nëntor 2020 Në ora: 07:31
Ilustrim

Krimet e kobshme seksuale të ISIS janë të paharruara dhe kanë trondititur botën.

Këtu kemi një rrëfim të tmershëm të një adoleshente e komunitetit kristian yazidi, e cila ka rrëfyer sesi ajo dhe motra e saj 10 vjeçe janë përdhunuar çdo ditë nga xhihadistët pasi u shitën si skllave seksi.

Ajo tregon se tani ka mbetur shtatzënë.

Vajza është vetëm 17 vjeçe dhe tregon se ditë pas dite për 9 muaj rresh ajo kishte vetëm një rrugëzgjidhje ‘ të zgjidhte mes vdekjes dhe vdekjes”, pasi i duhej të përballej me torturat dhe dhunën seksuale të militantit të ISIS dhe skuadrën e tij të truprojeve.

Adoleshentja ka rrëfyer se  është përdhunuar në grup, se ishte rrahur dhe se ishte djegur me ujë të nxehtë nëse do të refuzonte mënyrën e përdhunimit nga ISIS

Vajzat e virgjëra merreshin në një dhomë ku ishin 40 burra, thote ajo. Ata zgjidhnin ke te donin dhe mendoj se unë isha me fat pasi nuk isha aq e bukur sa të tjerat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat