Iraku dhe Arabia Saudite rihapin vendkalimin kufitar pas 30 vjetësh

Bota

Iraku dhe Arabia Saudite rihapin vendkalimin kufitar pas 30 vjetësh

Më: 18 nëntor 2020 Në ora: 17:47
Foto ilustrim

Iraku dhe Arabia Saudite rihapën kalimin kufitar pas 30 vitesh, pasi të dy vendet rinovuan marrëdhëniet e tyre diplomatike.

Kalimi kufitar Arar u mbyll në vitin 1990 pasi diktatori irakian, Saddam Hussein pushtoi Kuvajtin.

Kufiri u hap të mërkurën në prani të zyrtarëve irakianë dhe sauditë, raporton aljazeera.

Ministri i Brendshëm irakian, Otman al-Ganeimi mori pjesë në ceremoninë e hapjes në emër të kryeministrit, Mustafa al-Qadimi.

Marrëdhëniet midis Irakut dhe Arabisë Saudite janë përmirësuar në vitet e fundit, ku zyrtarët e lartë të dyja vendeve kanë shkëmbyer vizita. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat