Udhëheqësi i OBSH-së po akuzohet se po ndihmon kriminelët në Etiopi

Bota

Udhëheqësi i OBSH-së po akuzohet se po ndihmon kriminelët në Etiopi

Më: 19 nëntor 2020 Në ora: 22:51
Tedros Adhanom Ghebreyesus

Tigray mbajtën pushtetin në Etiopi për më shumë se dy dekada para mbërritjes së Abiy Ahmed edhe pse ato përbëjnë vetëm pesë përqind të popullsisë së përgjithshme.

Ahmed, prindërit e të cilit vijnë nga grupet shumë më të mëdha etnike të Oroma dhe Amhara, mori pushtetin në vitin 2018.

Ai më pas premtoi të bashkojë etiopianët dhe t’i japë fund epokës së dominimit të një grupi etnik. TPLF u rebelua kundër ndryshimit dhe akuzoi qeverinë e Abiyt për hakmarrje etnike kundër ish-zyrtarëve, raporton ap.

Ushtria etiopiane akuzoi Tigrayn më me ndikim jashtë shtetit, udhëheqësin e OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, për përpjekjen për të marrë armë dhe mbështetje diplomatike për TPLF.

Komandanti ushtarak etiopian Birhanu Jula e quajti kriminel Tedrosin. Ghebreyesus ishte një ministër në qeverinë e koalicionit të udhëhequr nga TPLF për më shumë se një dekadë para se të merrte drejtimin e OBSH-së.

Qindra punëtorë të huaj të ndihmës u larguan nga Tigray dhe paralajmëruan për një krizë në rritje në një zonë ku qindra mijëra njerëz ishin të varur nga paketat e ushqimit edhe para luftimeve.

Etiopia është një aleat i madh amerikan dhe ushtria e saj e fortë mbështet misionet paqeruajtëse në Sudan, Sudanin e Jugut dhe Somalinë.

Ekspertët në Etiopi janë skeptikë nëse qeveria mund të mposhtë TPLF, e cila ka një histori të gjatë të luftës guerile nga Tigray.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat