Memoaret: Si i përshkruan Obama Putinin, Erdoganin, Sarkozyn, Merkelin...

Bota

Memoaret: Si i përshkruan Obama Putinin, Erdoganin, Sarkozyn, Merkelin...

Nga: B.S. Më: 20 nëntor 2020 Në ora: 12:28
Vladimir Putin (lart majtas), Recep Tayyip Erdogan (poshtë majtas), Barack Obama (në mes), Angela Merkel (lart djathtas), Nicolas Sarkozy (poshtë djathtas)

Ish-presidenti i SHBA-ve Barack Obama në librin e tij "Toka e Premtuar", i cili u shit në tirazh të pabesueshëm prej 890,000 kopjesh në ShBA dhe Kanada brenda 24 orësh, kujton takimet me liderët botërorë gjatë dy mandateve të tij presidenciale.

Janë këto kujtimet e tij, në të cilat ai zbulon përshtypjet për David Cameronin, Vladimir Putinin, Nicolas Sarkozyn, Angela Merkelin dhe burra të tjerë të shtetit, shkruan BBC.

Ish-kryeministrin britanik Cameron, Obama e përshkruan në memoare si një njeri urban dhe me vetëbesim që e pëlqente, por nuk pajtohej me politikën e tij ekonomike.

- Cameron ka ndjekur nga afër ortodoksinë e tregut të lirë, duke u premtuar votuesve se platforma e tij për të ulur deficitet dhe për të zvogëluar shërbimet qeveritare - së bashku me reformën rregullatore dhe tregtinë e zgjeruar - do të hapë një epokë të re të konkurrencës britanike. Në vend të kësaj, ekonomia britanike, siç mund parashikohej, do të bjerë më thellë në recesion, shkruan Obama në kujtimet e tij.

Kryetari rus Putin, shkruan ai, ia përkujtoi politikanët që kishte takuar gjatë karrierës së tij të hershme në Çikago.

"Ishte si një shef rrethi, vetëm me armë bërthamore dhe veton e Këshillit të Sigurimit të KB-së", thotë Obama.

Putini, thotë ai, i kujtoi atij djemtë që janë të fortë, të shkathët, të pandjeshëm dhe që nuk kanë dalë kurrë nga korniza e tyre dhe që e konsiderojnë klientelizmin, mashtrimin dhe dhunën e herëpashershme si mjete legjitime të tregtisë.

Ish-presidentin francez Sarkozy Obama e përshkruan si njeri të prirur për shpërthime emocionale me retorikë të tejmbushur.

Ai shkruan se bisedat me të ishin zbavitëse dhe rraskapitëse dhe se përkthyesi që ishte me të imitoi gjestet dhe intonacionin e tij të furishëm. Sarkozy, thotë Obama, asnjëherë nuk është larguar nga interesi i tij kryesor, mezi i maskuar dhe se vetes ia përshkruante meritat për gjërat që e vlenin këtë.

Kancelaren gjermane Merkel Obama e përshkruan si person të ndershëm, rigoroz intelektual dhe të mirë. Ajo, shkruan i, ishte skeptike në fillim për shkak të retorikës së tij sublime dhe aftësive të të folurit.

"Nuk u ofendova, duke menduar se neveritja e saj ndaj demagogjisë së mundshme ishte ndoshta një gjë e shëndetshme," tha Obama.

Obama e përshkruan Presidentin turk Recepa Tayyipa Erdogana si një udhëheqës të përzemërt i cili në përgjithësi i është përgjigjur kërkesave të tij. Thotë se Erdogan dinte të ngrinte zërin e tij kur përgjigjej në akuza apo paqartësi të ndryshme dhe krijoi përshtypjen se përkushtimi i Erdoganit për demokracinë dhe sundimin e ligjit mund të zgjasë për aq kohë sa ai të ruajë pushtetin e tij.

Për ish-kryeministri indian Manmohan Singh Obama thotë në kujtimet e tij se ai është ‘i mençur, i zhytur në mendime dhe skrupuloz i ndershëm’ dhe e quan edhe "arkitekt kryesor të transformimit ekonomik të Indisë ’.

- Ishte një teknokrat vetë-mohues i cili nuk fitoi besimin e popullit të tij duke kënaqur pasionet e tyre, por duke siguruar standard më të mirë jetese dhe duke ruajtur reputacionin e tij si person që nuk është i korruptuar, shprehet Obama.

Ish-presidenti amerikan gjithashtu shkruan se e admironte Vaclav Havelin, presidentin e parë çek pas Revolucionit të kadifenjtë, por që pushteti i pasardhësit të tij Vaclav Klaus ishte shqetësues. Kishte frikë se euroskeptiku po sinjalizonte rritje të populizmit të djathtë në të gjithë Evropën dhe se ishte provë se krizat ekonomike të 2008-ës dhe 2009-ës kishin shkaktuar një valë të re të nacionalizmit, ndjenjave anti-emigrantve dhe pikëpamjeve skeptike të integrimit evropian.

- Vala e demokratizimit, liberalizimit dhe integrimit që përfshiu botën pas përfundimit të Luftës së Ftohtë filloi të tërhiqej, përfundon Obama.

Image

Mund të jenë memoaret presidenciale më të shitura në historinë e re

Në 24 orët e para, rreth 890,000 kopje të librit të ri nga ish-presidenti i SHBA-ve Barack Obama i quajtur "Toka e Premtuar" u shitën në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada.

Rezultatet e hershme të shitjeve sugjerojnë që libri i Obamas mund të bëhem memoaret presidenciale më të shitura në historinë më të re. Botuesi i librit është Penguin Random House, dhe vepra është në dispozicion në botime elektronike dhe audio.

"Jemi të entuziazmuar me shitjen e ditës së parë. Është një tregues që lexuesit janë të ngazëllyer me librin e pritur dhe të shkruar jashtëzakonshëm të presidentit Obama," tha David Drake nga Penguin Random House.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat