Mbi 1.45 milionë viktima nga Covid-19 në botë

Bota

Mbi 1.45 milionë viktima nga Covid-19 në botë

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 19:07
Foto ilustrim

Numri i  viktimave po i afrohet 1.5 milionëshit. 1 vit nga shpërthimi në Wuhan të Kinës, Covid-19 nuk ndalet. Afro 1 milion e 452 jetë të humbura, 62 milionë të infektuar, 42 milionë e 900 mijë të shëruar.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës numërojnë mbi 270 mijë viktima. Brazili pason me 171 mijë, India me 136 mijë.

Në Europë, mbi 400 mijë janë viktimat, për 17 milionë e 600 mijë të infektuar.

Italia ka numrin më të lartë, me mbi 53 mijë, e pasuar nga Franca me 51 mijë.

Megjithatë, debati për shifrat nuk ndalet. Pretendimet se si viktima të Covid po shënohen edhe persona që humbasin jetën nga sëmundje të tjera, vazhdojnë ta shoqërojnë pandeminë.

Por me rritjen e viktimave, Covid është futur në listën e 10 sëmundjeve më vrastare në botë.

Sëmundjet kardiovaskulare vrasin çdo vit 17.79 milionë njerëz, kanceri 9.56 milionë, sëmundjet respiratore 3.91 milionë, ndërsa HIV AIDS 954 mijë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat