Vriten 11 civilë në Jemen, katër prej tyre janë fëmijë

Bota

Vriten 11 civilë në Jemen, katër prej tyre janë fëmijë

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 16:24
Foto

Të paktën 11 civilë, përfshirë katër fëmijë, u vranë pranë portit të Hodeida në Jemen, në luftën midis forcave qeveritare dhe hutusëve.

Qeveria e Jemenit fajësoi për sulmin rebelët Hutu, megjithatë, një zëdhënës i grupit nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për koment, shtoi AP.

Organizata Save the Children tha se sulmi ndodhi të dielën, kur copëzat goditën një shtëpi në qytetin Durayhimi, në jug të portit të Hodeidah, përmes së cilës kalojnë 70 për qind e importeve humanitare dhe komerciale të Jemenit.

Dhjetë persona të tjerë u plagosën në sulmin gjatë mbrëmjes së kaluar.

“Është e frikshme kur ju dëshmoni se gjithnjë e më shumë fëmijë po humbin jetën në shtëpitë e tyre, ku ata duhet të ndjehen të sigurt, të luajnë dhe të mësojnë,” i tha Javier Hubert Save, drejtori i Save the Children.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat