CNN zbulon se “çfarë dinte Kina për koronavirusin” – kritikohet se e bëri “10 muaj me vonesë”

Bota

CNN zbulon se “çfarë dinte Kina për koronavirusin” – kritikohet se e bëri “10 muaj me vonesë”

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 11:20
Foto ilustrim

Një raport i ri nga CNN që lidh origjinën e pandemisë së coronavirusit me Kinën duket se ka ardhur shumë vonë, ose siç kanë thënë disa kritikë “10 muaj” me vonesë.

Rrjeti televiziv CNN dha lajmin të hënën pasdite për një “grumbull” dokumentesh të zbuluara nga brenda Kinës që treguan se kishte botuar të dhëna “mashtruese” mbi rastet e coronavirusit dhe vdekjet në provincën e Hubei, ku ndodhet Wuhan, në shkurt dhe gjithashtu fshehu një “kulm” të madh në raste të ngjashme me gripin në dhjetor të vitit 2019.

“Këto dokumente, janë një pasqyrë e rrallë, e qartë dhe e hapur për atë që Kina dinte gjatë gjithë kohës, duke u përpjekur të shfaqej se e kishte nën kontroll, ndërsa një shpërthim lokal u shndërrua në një pandemi globale”, përfundoi në raportin e tij në internet redaktori i sigurisë ndërkombëtare i CNN, Nick Paton Walsh, shkruan FoxNews.

Madje, sipas FoxNews, ndërsa presidenti Donald Trump ka akuzuar prej kohësh Kinën për “lejimin” e coronavirusit që filloi brenda kufijve të saj të dalë në pjesën tjetër të botës, shumë prej mediave kryesore kanë injoruar kryesisht origjinën e sëmundjes, madje disa i karakterizojnë sulmet e presidentit ksenofobe.

Kështu shkruan më tej FoxNews, kritikët u tallën me “publikimin e asaj që dihej deri tani”.

“CNN më në fund e kupton se Kina ka gënjyer, dhjetë muaj më vonë”, ka shkruar Donald Trump Jr..

“Ekskluzive: Kina gënjen, CNN e tronditur!”, ka ironizuar drejtori i mediave sociale të ekipit të Trump, Mike Hahn. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat