Frika mposht gëzimin/ Covid-i mbyll qytetin biblik!

Bota

Frika mposht gëzimin/ Covid-i mbyll qytetin biblik!

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 18:39
Foto ilustrim

Koronavirusi ka hedhur një hije të zymtë mbi festimin e Krishtlindjeve në Betlehem; tani nuk ka mbetur më gjë tjetër veç mbylljes së qytetit biblik të nderuar si vendlindja e Jezusit.

Në një kohë kur ky duhet të ishte atje kulmi i një sezoni të gëzueshëm festiv në vend, rrugët janë të boshatisura. Këtë vit mungojnë mijëra pelegrinë ndërkombëtarë që mbushin zakonisht Betlehemin në një periudhe të tillë. Shërbimi i njohur i ndriçimit të pemës së Krishtlindjes do të kufizohet në një numër të vogël njerëzsh, ashtu si dhe shërbesat kishtare në vigjilje të 25 dhjetorit.

“Betlehemi ka vdekur”, tha Maryana al-Arja, pronare e hotelit me 120 dhoma Angel në periferi të Betlehemit. Ky hotel ishte vendi i shpërthimit të parë të koronavirusit në Bregun Perëndimor; atë e sollën një grup turistësh grekë marsin e vitit të kaluar, thotë al Arja.

Ajo i mbajti për disa muaj 25 punonjësit e stafit të saj, por në fund, nuk kishte më mundësi t’i paguante. Al-Arja, e cila u infektua dhe vetë me Covid 19 rrëfen se u detyrua ta mbyllë hotelin sepse nuk ka asnjë shenjë të përfundimit të pandemisë apo se turistët do të kthehen së shpejti.

“ Në këtë kohë të viti, në hotelin tonë kishim 351 grupe turistike të rezervuara, me nga 150 persona secili,” tha ajo.

“Por ata të gjithë i anuluan rezervimet”, shton gruaja.

Në 2019-ën, Bethlehemi priti rreth 3 milionë turistë në 2019, ndersa këtë vit, ky numër është afër zeros.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat