Anija kozmike kineze ka mbledhur mostra nga Hëna, po sillen të sigurta drejt Tokës

Bota

Anija kozmike kineze ka mbledhur mostra nga Hëna, po sillen të sigurta drejt Tokës

Nga: B.S. Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 10:52
Toka e parë nga Hëna (Ilustrim)

Kina ka njoftuar sot se sonda e saj ka mbaruar marrjen e mostrave të sipërfaqes së Hënës dhe i ka mbyllur ato në anijen kozmike për t'u kthyer në Tokë, që është hera e parë që një vend provon një mision të tillë në 40 vitet e fundit.

Chang'e 5, sonda e tretë kineze që zbret në Hënë, është e fundit në një seri misionesh gjithnjë e më ambicioze për programin hapësinor të Pekinit, i cili ka edhe një sondë në rrugë për në Mars, raporton AP.

Chang'e 5 të martën ka aterruar në Oqeanin stuhia në anën e afërt të Hënës, në mision për të sjellë mostra nga Hëna në Tokë për herë të parë që nga viti 1976.

Sonda "ka përfunduar marrjen e mostrave në Hënë dhe mostrat janë vulosën në anijen kozmike", thuhet në deklaratën e Administratës kombëtare të hapësirës së Kinës.

Në kthim, Chang'e 5 është planifikuar të zbresë në kullotat e Mongolisë së brendshme në mes të dhjetorit, ku edhe më parë kanë aterruar anijet kineze Shenzhou me ekuipazh, pasi Kina për herë të parë dërgoi njeriun në hapësirë ​​në 2003 dhe u bë vendi i tretë pas Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara e cila ia doli mbanë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat