Kryediplomati turk realizon bisedë telefonike me homologun e tij rus

Bota

Kryediplomati turk realizon bisedë telefonike me homologun e tij rus

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 15:56
Kryediplomati turk realizon bisedë telefonike me homologun e tij rus

Ankara

Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ka realizuar një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Sergey Lavrov, raporton Anadolu Agency (AA).

Burime diplomatike, të cilët kërkuan të mos emërohen për shkak të kufizimeve për të folur me media, njoftuan se Çavuşoğlu dhe Lavrov diskutuan çështjet në lidhje me Malësinë e Karabakut, Ukrainën, si dhe mbi arrestimin dhe lirimin e fundit të shtetasve rusë në Turqi.

Dje, dy shtetas rusë u liruan pasi më herët u arrestuan së bashku me një shtetas turk të cilët morën pamje të paautorizuara përmes një droni UAV në një qendër kërkimi dhe zhvillimi në Stamboll.

Malësia e Karabakut

Marrëdhëniet midis dy ish-republikave sovjetike, Azerbajxhanit dhe Armenisë, kanë qenë të tensionuara që nga viti 1991 kur ushtria armene pushtoi Malësinë e Karabakut, një territor ndërkombëtarisht i njohur i Azerbajxhanit.

Kur përplasjet e reja shpërthyen më 27 shtator, ushtria armene filloi sulmet ndaj civilëve dhe forcave të Azerbajxhanit, si dhe shkeli disa marrëveshje humanitare të armëpushimit.

Gjatë konfliktit, Azerbajxhani çliroi nga pushtimi armen disa qytete dhe gati 300 vendbanime dhe fshatra.

Më 10 nëntor, të dy vendet nënshkruan një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Rusia për t'i dhënë fund luftimeve dhe për të punuar drejt një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse.

Armëpushimi konsiderohen si një fitore për Azerbajxhanin dhe një humbje për Armeninë, forcat e armatosura të së cilës janë tërhequr në përputhje me marrëveshjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat