Në Indi bie numri i të infektuarve me coronavirus

Bota

Në Indi bie numri i të infektuarve me coronavirus

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 17:15
Indi

India raportoi të martën më pak se 27,000 raste të reja me koronavirus – për herë të parë qysh në muajin korrik.

Shifra parqet një rënie të konsiderueshme krahasuar me fillimin e shtatorit, kur ky vend ka regjistruar mbi 90,000 raste të reja në një ditë të vetme.

Mbi 9.7 milionë njerëz janë infektuar në Indi, prejse ka nisur pandemia në muajin mars.

Me numrin e të infektuarve, India është në vendin e dytë në botë, pas SHBA-së.

Numri i viktimave nga coronavirusi në Indi është rreth 140,000 dhe kjo shifër llogaritet të jetë ndër më të ulëtat në botë, krahasuar me numrin e popullsisë së Indisë.

Në të gjithë botën, numri i të infektuarve me koronavirus ka arritur në mbi 67.7 milionë.

Prej tyre, mbi 1.5 milion pacientë kanë vdekur dhe mbi 43.6 milionë janë shëruar.

Numri më i madh i viktimave është regjistruar në SHBA: mbi 283,000.

Të martën, Mbretëria e Bashkuar është bërë vendi i parë në botë që ka nisur vaksinimin kundër koronavirusit. Vetëm pak ditë më parë, ky vend ka miratuar përdorimin e vaksinës së prodhuar nga kompanitë farmaceutike Pfizer dhe BioNTech. /REL/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat