37-vjeçarja humb 65 kilogramë, shmangi këto katër ushqime që i hamë çdo ditë

Bota

37-vjeçarja humb 65 kilogramë, shmangi këto katër ushqime që i hamë çdo ditë

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 14:43
Casey Gemmell 37-vjeçe nga Australia

Një grua e quajtur Casey Gemmell 37-vjeçe nga Australia, ka pranuar haptazi se një fotografi e ka detyruar atë të ndryshojë rrënjësisht e në veçanti mënyrën e të ushqyerit.

Kur ajo pa për herë të parë një fotografi të cilën e kishte postuar një mikeshë e saj në Facebook, ku ajo shihet duke e dërguar të birin në ditëlindjen e shokut të tij, ajo nuk mund t’u besonte syve se sa e trashë dukej.

“Në fillim mendova që nuk isha unë, ndoshta për shkak se nuk dëshiroja të besoja se sa shumë isha plotësuar”, ka deklaruar Gemmell e cila jeton në Perth të Australisë.

Prej atij momenti ajo i tha vetes se patjetër duhet të ndryshojë dhe se duhet të bëjë të pamundurën të shkrijë disa kilogramë, pasi asokohe peshonte plot 135 kilogramë.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat