Forbes e rendit kryeministren e Zelandës së Re, ndër gratë më të fuqishme të botës

Bota

Forbes e rendit kryeministren e Zelandës së Re, ndër gratë më të fuqishme të botës

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 13:56
Forbes e rendit kryeministren e Zelandës së Re, ndër gratë më të fuqishme të botës

Jacinda Ardern zuri vendin e 32 në renditjen vjetore të revistës të 100 grave më me ndikim në glob, e cila u botua në javën e kaluar.

Ajo u vlerësuar për trajtimin dhe menaxhimin më të mirë të pandemisë, ndër shumë shtete të botës.

Shumë në botë e kanë zili Zelandën e Re që ka Jacinda Ardern si kryeministre dhe dëshirojnë një person të tillë në krye të vendit të tyre.

Ajo i solli fitoren më të madhe zgjedhore Partisë së saj të Punës të qendrës së majtë në gjysmëshekullin e fundit. Zelanda e Re e shpërbleu pas menaxhimit me sukses të pandemisë së coronavirusit.

Politikania 40-vjeçare mund të formojë qeverinë e parë me një parti në dekada dhe do të përballet me sfidën e kryerjes së transformimit progresiv që ajo premtoi, por nuk arriti të përmbushte në mandatin e saj të parë, kur Laburistët ndan pushtetin me partinë nacionaliste.

Po ashtu, Ardern u premtoi mbështetësve se do të ndërtonte një ekonomi që do të përfitonin të gjithë, se do të krijonte vende të reja pune, do të trajnonte njerëz, do të mbronte mjedisin dhe do të luftonte pabarazitë sociale.

Mediat e huaja shkruajnë se ajo nuk u dorëzua në momentet më të vështira në një formulë fituese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat