Shefi i Pfizer thotë se nuk e ka marrë vaksinën e firmës së tij kundër coronavirusit

Bota

Shefi i Pfizer thotë se nuk e ka marrë vaksinën e firmës së tij kundër coronavirusit

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 00:33
CEO i Pfizer, Albert Bourla

CEO i Pfizer, Albert Bourla nuk e ka marrë ende vaksinën e kompanisë kundër COVID-19.

Kështu ka konfirmuar për CNN-in, duke mos dhënë detaje rreth kësaj teme.

“Jo nuk e kam marrë akoma dhe ne kemi një komitet etik që merret me pyetjen se kush po e merr atë”, tha Bourla në intervistën e parë që kur vaksina e coronavirusit e kompanisë së tij u autorizua nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave të SHBA-së për përdorim urgjent.

Bourla u dha një shenjë rekomandimi Qendrave të SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve që rekomandojnë se dozat e para të vaksinës t’u shkojnë punonjësve të kujdesit shëndetësor dhe banorëve të institucioneve të kujdesit afatgjatë.

“Ka rregulla shumë të rrepta të ndarjes”, tha ai duke shtuar “Ne jemi shumë të ndjeshëm për të mos ndërprerë radhën”.

Bourla tha se vitin e ardhshëm do prodhohet rreth 1.3 miliard doza të vaksinës Pfizer/BioNTech kundër COVID-19.

“Këtë vit do të kemi rreth 50 milionë doza në dispozicion, shumica e tyre janë prodhuar tashmë”, tha ai.

“Vitin e ardhshëm ne do të bëjmë 1.3 miliard doza”, pohoi Bourla dhe shtoi “Ne jemi duke punuar me shumë zell për të rritur këtë numër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat