Pompeo akuzon Rusinë se po mbjell kaos në Mesdhe

Bota

Pompeo akuzon Rusinë se po mbjell kaos në Mesdhe

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 16:52
Mike Pompeo

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, akuzoi të martën Rusinë për vazhdimin e "kërcënimit të stabilitetit në Mesdhe " dhe mbjelljen e "kaosit, konfliktit dhe ndarjes" në vendet përreth rajonit.

Në një deklaratë mbi "ndikimin rus në Mesdhe", Pompeo iu përgjigj homologut të tij rus, Sergei Lavrov, i cili më herët akuzoi Shtetet e Bashkuara "për lojëra politike në rajon”.

Lavrov "përsëri i merr faktet gabim dhe përpiqet të rishkruajë historinë", tha Pompeo, duke dënuar veprimet e Moskës në Libi, Greqi dhe Siri.

Në Libi, tha ai, SHBA-ja "mbështet formimin e një qeverie gjithëpërfshirëse që mund të sigurojë vendin dhe të përmbushë nevojat ekonomike dhe humanitare të popullit libian" dhe po punon me Kombet e Bashkuara drejt këtij qëllimi.

"Rusia, nga ana tjetër, minon politikën e brendshme të Mesdheut, mbështet diktatorin brutal të Sirisë dhe nxit konfliktin e Libisë me përfaqësuesit e saj. Kush po luan lojëra këtu?", shtoi ai në Twitter.

"Rusia vazhdon të kërcënojë stabilitetin e Mesdheut duke përdorur një sërë teknikash për të përhapur dezinformimin, minuar sovranitetin kombëtar dhe për të mbjell kaos, konflikt dhe ndarje brenda vendeve në të gjithë rajonin", tha Pompe

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat