Regjisori i njohur amerikan vaksinohet me vaksinën ruse: Kam dëgjuar fjalë të mira, shpresoj të ketë efekt!

Bota

Regjisori i njohur amerikan vaksinohet me vaksinën ruse: Kam dëgjuar fjalë të mira, shpresoj të ketë efekt!

Nga: B.S. Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 09:25
Oliver Stone

Regjisori amerikan me renome Oliver Stone ka thënë në një intervistë për televizion rus se është vaksinuar kundër virusit korona me vaksinën ruse. Dozën e parë e ka marrë disa ditë më parë, dhe për të dytën do të kthehet në Rusi sipas orarit të vaksinimit.

"Kam dëgjuar gjëra të mira për vaksinën ruse, shpresoj të ndikojë. Është  vaksinë e mirë, nuk e di pse po e injorojnë në perëndim", ka thënë ai. 

Stone është 74 vjeç dhe është vaksinuar ndonëse vaksina ruse nuk u rekomandohet të vjetërve mbi 65 vjeç, sepse në mesin e kësaj grupmoshe nuk është tetsuar mjaft.

Në Rusi, vaksina Sputnik aktualisht po u shpërndahet profesioneve me rrezikshmëri të lartë, por vetëm personave prej18 deri 60 vjeç, shkruan Independent-i.

Stone ka karrierë të pasur si kineast, gjatë të cilës ka fituar tre Oskarë, për “Ekspresi i mesnatës” në 1978, “Skuadra e vdekjes” në 1986 dhe “Lindur më 4 korrik” në 1989.

Por, viteve të fundit në Shtetet e Bashkuara po shkakton kontradikta për shkak të qëndruimeve të tij dhe lavdeve të shumëta për kryetarin rus Vladimir Putin, të cilin e konsideron paqebërës ndërkombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat