Familjarët e guximtarit që kaloi Detin Irlandez nga Skocia për të takuar të dashurën: Nuk dinte as not, është pak i trashë

Bota

Familjarët e guximtarit që kaloi Detin Irlandez nga Skocia për të takuar të dashurën: Nuk dinte as not, është pak i trashë

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 21:08
Jessica Radcliffe

Një baba 28 vjeçar që nga Skocia kaloi Detin Irlandez me motor uji, për të takuar të dashurën, “nuk dinte as not”, tha sot familja e tij, për vëmendjes që guximtari mori nga mediat britanike.

I dashuruari Dale McLaughlan, kishte vetëm dhjetë minuta karburant të mbetur në mjet kur arriti në portin e Ramsey në ishullin Isle of Man të premten e shkuar, pas lundrimit të çmendur 4.5 orësh.

Punonjësi i çative u burgos më pas për katër javë nga autoritetet për shkelje të rregullave të pandemisë, gjatë aventurës të tij për të takuar të dashurën e re, Jessica Radcliffe.

Një burim familjar tha për mediat se lundrimi ishte akoma më i pabesueshëm pasi “ai nuk di as të notojë”.

Madje i afërmi e përshkruante McLaughlan si “djalë i mirë” por “shumë i trashë”, kur u mësua se ai fillimish besonte se udhëtimi do të zgjaste vetëm 40 minuta.

Ndersa nëna e punonjësit të ndërtimit, Allison, shprehej se ishte “tërbuar” nga aventura e të birit: “Ai mund të kishte vdekur. Nuk e kam idenë se për çfarë e bëri. Tani që është burgosur nuk do të mund të takohet me dy fëmijët e tij për Krishtlindje”.

Duke u gjykuar në ishullin ku mbërriti, gjykatësi tha se Christopher Arrowsmith tha se McLaughlan bëri një “tentativë të qëllimshme për t’iu shmangur kufizimeve të koronavirusit”.

Në gjykatë u tha se McLaughlan nuk kishte eksperiencë të mëparshme me motorët e ujit dhe gjykatësi tha se shërbimet e emergjencës ishin angazhuar për ta shpëtuar.

I dashuruari tha me pas se kishte aplikuar dy herë për leje të veçantë, por ishte refuzuar nga autoritetet, prandaj dhe mori vete çështjen në dorë.

McLaughlan tha se kishte kursyer për të blerë motorin e ujit, të cilin e kishte marrë me vete për 120 milje deri në breg, dhe më pas ishte lëshuar në ujë me të.

Në ishullin Isle of Man janë konfirmuar 373 raste me Covid-19 që prej marsit, ndërsa aktualisht nuk ka asnjë të shtruar në spital.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat