OBSH: Jeta e emigrantëve është përkeqësuar ndjeshëm për shkak të COVID-19

Bota

OBSH: Jeta e emigrantëve është përkeqësuar ndjeshëm për shkak të COVID-19

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 16:35
Foto ilustrim

Pandemia e shkaktuar nga COVID-19 ka ndikuar negativisht në jetën e qytetarëve, është ky përfundimi i arritur në një studim të publikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë .

Raporti zbuloi se shumë prej tyre nuk ishin në gjendje të kërkonin trajtim për COVID-19, 35%  e tyre  përmenden pamundësinë financiare si arsye dhe 22% frikën nga deportimi.

Më shumë se gjysma e të anketuarve në pjesë të ndryshme të botës thonë se COVID-19 shkaktoi  nivel më të madh depresioni, frike, ankthi dhe vetmie. Një në pesë persona  konfirmoi përkeqësim  të shëndetit mendor dhe rritjen e përdorimit të drogës dhe alkoolit," deklaroi OBSH.

Në studim morën pjesë më shumë se 30,000 refugjatë dhe emigrantë nga e gjithë bota.

Të anketuarve iu kërkua të vlerësonin ndikimin e pandemisë në shëndetin e tyre mendor dhe fizik, si dhe aftësinë e tyre për të punuar dhe mbështetur veten në një shkallë nga 0 në 10.

"Vlerësimi mesatar i ndikimit i raportuar ishte 7.5", sipas OBSH.

Qëllimi i sondazhit ishte "të bënte një përmbledhje të përvojave reale të jetës së refugjatëve dhe emigrantëve, të dëgjosh historitë e tyre dhe të kuptosh sfidat e vërteta të tyre kur shoqërohen me qasje të kufizuar në kujdesin shëndetësor dhe me stigmatizim dhe diskriminim ndaj tyre ", shkroi OBSH Drejtori i Përgjithshëm Tedros Adhanom Ghebreyesus në fjalët hyrëse të raportit.

Raporti nxit politikë bërësit të përfshijnë plotësisht refugjatët dhe emigrantët në përgjigjet e tyre ndaj pandemisë. Ndër masa të tjera, raporti rekomandon heqjen e pengesave financiare për shërbimet e testimit dhe trajtimit të COVID ‐ 19 dhe futjen e emigrantëve në programet e pandemisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat