Gazetarja u dashurua në Martin Shkrelin kur po mbulonte arrestimin e tij

Bota

Gazetarja u dashurua në Martin Shkrelin kur po mbulonte arrestimin e tij

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 17:00
Martin Shkreli, Stephanie Clifford

Një gazetare e Bloomberg News hoqi dorë nga “jeta e saj e përsosur në Brooklyn” pasi u dashurua në Martin Shkrelin, shqiptaro-amerikanin famëkeq i cili u dënua shtatë vjet për mashtrim.

Reporterja, Stephanie Clifford, në një artikull të saj në Elle rrëfen se si për nëntë muaj, duke nisur nga korriku i 2018-ës, Christie Smythe e cila e kishte publikuar lajmin për arrestimin e Shkrelit në dhjetor 2015, la punën, u shpërngul nga apartamenti i saj dhe u divorcua nga bashkëshorti.

Shkrelit, që ndryshe njihet si “Pharma Bro” (Farma Vëllaçko), i doli zëri i zi kur brenda natës rriti çmimin e një ilaçi për pesë mijë për qind.

“Rashë në një vrimë lepuri”, thotë Smith. Mirëpo thotë të jetë e lumtur, dhe se ka gjetur një qëllim.

Ajo thotë që në një takim me Shkrelin  ai ia kishte dëshmuar se nuk ishte mashtrues pasi që ia kishte shfaqur dokumentet me aksionet e investitorëve në fondet e tij.

Kohë më pas, ajo rrëfen takimin e dytë me Shkrelin në një bar vere afër apartamentit të tij në Murray Hill. Kur kishin mbërritur, ai e kishte përshëndetur kamerierin në shqip dhe kishte porositur Cabernet. Ai më pas i kishte rrëfyer historinë e prindërve të tij imigrantë që kishin punuar si kujdestarë të objektit shkollor, dhe historinë e tij me ankthe të ngjashme me ato që i kishte përjetuar Smythe.

Talljet dhe sjelljet e Shkrelit ajo i arsyeton pikërisht shkaku i ankthit. Ajo rrëfen ta ketë vizituar Shkrelin në burg, dhe në një moment ta ketë puthur. Mirëpo, ai e ka injoruar qëkur e ka kuptuar se Smith po shkruan një artikull lidhur me historinë e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat