ShBA-ja dërgon nëndetëse nukleare në Gjirin Persik, Iranin e ka brenda rrezes së sulmit

Bota

ShBA-ja dërgon nëndetëse nukleare në Gjirin Persik, Iranin e ka brenda rrezes së sulmit

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 13:14
Foto ilustrim

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se e kanë dërguar të hënën në Gjirin Persik nëndetësen bërthamore “USS Georgia”.

Kjo është hera e parë në tetë vjetët e fundit që Shtetet e Bashkuara dërgojnë këtë lloj të nëndetëses në Gjirin Persik. Kjo nëndetëse bart raketa të tipit “Tomahawk”.

Nëndetësja e dërguar në Gjirin Persik është vetëm një nga katër të tilla që janë në dispozicion të forcave detare, shkruan Daily Mail.

E pajisur me 154 raketa, nëndetësja gjatë lundrimit u përcoll nga dy anije përgjatë Ngushticës së Hormuzit, që është një ndër zonat më strategjike detare për tregti ndërkombëtare.

Publikimi i veprimit mund të jetë shenjë e shfaqjes së forcës para Iranit, i cili ka dalje të gjerë në Gjirin Persik.

“USS Georgia është duke përkrahur operacione rutinore detare të sigurisë në rajon. Prania e nëndetëses në zonën e Flotës së Pestë e dëshmon aftësinë e forcave detare që të lundrojnë dhe të operojnë kudo që e lejon ligji ndërkombëtar”, tha Rebecca Rebarich, komandante e forcave detare.

Raketat me të cilat është e pajisur kjo nëndetëse mund të fluturojnë në largësi prej 1600 kilometrash. Në nëndetëse gjithashtu mund të akomodohen deri në 66 pjesëtarë të forcave për operacione speciale.

Nëndetësja mund të kryejë operacione të inteligjencës dhe vëzhgimit afër bregdetit iranian, duke qenë njëkohësisht e mbrojtur nga forcat armike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat