NASA po vret kafshët, pasi nuk iu duhen më në eksperimente

Bota

NASA po vret kafshët, pasi nuk iu duhen më në eksperimente

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 16:31
Foto ilustrim

27 majmunë të cilët ishin përdorur më parë për eksperimente nga NASA janë vrarë brenda një dite.

Një total prej 27 majmunëve janë vrarë në qendrën e kërkimeve të NASA brenda të njëjtës ditë, kanë zbuluar dokumentet e publikuara

Të gjithë u vranë me 2 shkurt 2019, dhe vdekja e tyre u bë publike tani, pasi që organizata e të drejtave të kafshëve Rise for Animals kërkoi informacion rreth mirëqenies së kafshëve.

Pyetja e tyre u përgjigj me dy arsyetime, duke thënë se dy kolonitë e majmunëve, njëra me 21 anëtarë dhe njëra me 6, u vranë pasi që ishin plakur shumë, dhe po bënin një jetë të vështirë si pasojë e moshës.

NASA u shpreh se ky ishte vendimi më njerëzorë që mund të merrnin për të nxjerrë kafshët nga mizëria.

Aktivistët shprehen se në vend të vdekjes, këto kafshë meritonin të kalonin ditët e tyre të fundit në një jetë të qetë.

Ata mendojnë se kafshët duhet të ishin dërguar në një strehimore, jo të qonin dëm jetën e tyre duke jetuar në një kafaz dhe në fund të vriten.

Komenti i vetëm që u dha nga NASA ishte përmes një folësi, i cili tha se NASA nuk ndërmerr veprime jo-njerëzore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat