Pandemia pengon pelegrinët në Betlehem

Bota

Pandemia pengon pelegrinët në Betlehem

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 00:31
Betlehem

Pelegrinazhi i Krishtlindjes duket si një ngjarje nga e kaluara këtë vit në Betlehem. Rrugët dhe sheshet e qytetit ku mendohet të ketë lindur Krishti janë bosh dhe kështu do të jenë edhe gjatë natës mes 24 dhe 25 Dhjetorit.

Viti i kaluar shënoi rekorde turistësh dhe vizitorësh aq sa niveli i akomodimeve arriti në 90%. Ndërsa këtë vit, këto biznese janë shkretuar dhe janë në prag falimentimi.

Sipas tyre, bilanci i pandemisë së Covid-19 ishte edhe më i keq se konflikti mes Izraelit dhe Palestinës, teksa shpresojnë tek rikthimi i turizmit vitin e ardhshëm.

Mesha e Krishtlindjes, këtë vit do të zhvillohet pa praninë e besimtarëve, ndërsa presidenti i autoritetit palestinez Mahmud Abas ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në respektim të rregullave të pandemisë.

Prani besimtarësh nuk do të ketë as në Vatikan, ku Papa Françesku njoftoi mbajtjen online të meshës së mesnatës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat