Në vend të Babadimrit fëmijët i shkruajnë për Krishtlindje kompanisë “Pfizer”

Bota

Në vend të Babadimrit fëmijët i shkruajnë për Krishtlindje kompanisë “Pfizer”

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 09:43
Foto Ilustrim

Çdo vit, fëmijët në të gjithë botën i shkruajnë Babadimrit letra për Krishtlindje, por këtë vit, disa nga ta zgjodhën t’i dërgojnë letrat e tyre kompanisë farmaceutike “Pfizer”. Vaksinat ndaj koronavirusit janë në krye të listave të tyre të dëshirave për pushime.

“I dashur Pfizer, kam dëgjuar që keni bërë një vaksinë të re për koronavirusin. Punë të mbarë. A mund të dërgoni disa në Polin e Veriut për Babadimrin. Ju lutemi të shpëtojmë Krishtlindjet dhe t’i bëjmë të gjithë fëmijët të lumtur”, shkroi një fëmijë.

Edhe mesazhi i një fëmije tjetër dërguar në adresë të kompanisë ka të bëjë me situatën pandemike dhe dëshirën për festë.

Kështu që, drejtori i Pfizer, Albert Bourla, u përgjigj.

“Letra si këto – nga fëmijë të mbushur me dhembshuri dhe shpresë – na kujtojnë pse puna që bëjmë çdo ditë është kaq e rëndësishme. Qëllimi i Pfizer – përparimet që ndryshojnë jetën e pacientëve – është më urgjent se kurrë”, tha Bourla në një postim të përbashkët në Linkedin të mërkurën.

“Për Finn dhe Callum, të cilët dërguan këto letra, ju jeni djem të rinj të mirë, të dhembshur dhe të matur në mendime,  unë dua që ju të dini se ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të ndihmuar të sjellim shpresë te njerëzit në të gjithë botën. Dhe ne do të sigurohemi që të kujdesemi për Babadimrin.

Por mos u shqetësoni fëmijë: Të shtunën Dr. Anthony Fauci tha për CNN se bëri një udhëtim deri në Polin e Veriut për të vaksinuar Babadimrin  dhe ai është “mirë për të vazhduar” me shpërndarjen e dhuratave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat