Të paktën tetë alpinistë të vrarë në Iran

Bota

Të paktën tetë alpinistë të vrarë në Iran

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 22:06
Foto ilustrim

Të paktën tetë alpinistë kanë vdekur dhe disa të tjerë janë zhdukur në malet në veri të kryeqytetit të Iranit, Teheran pas reshjeve të mëdha të borës dhe një stuhie, njoftoi televizioni shtetëror.

Gjithashtu është bërë e ditur se edhe shtatë pjesëtar të ekuipazhit janë zhdukur pas stuhive në Gjirin Arabik, raporton reuters.

Dëbora e madhe dhe erërat në disa pjesë të shtetit iranian në ditët e fundit kanë mbyllur shumë rrugë dhe kanë ngarkuar transportin.

Disa alpinistë kanë humbur gjatë ditës së djeshme gjersa u raportua për dy vdekje, njoftoi transmetuesi publik.

Raportet e agjencisë lokale të lajmeve thanë se numri i njerëzve që besohet se nuk dihet për fatin e tyre në tre shtigje mund të jetë deri në 12.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat