Ekspertët në frikë: Rusia dëshiron të përdorë virusët Ebola dhe Marburg si armë biologjike

Bota

Ekspertët në frikë: Rusia dëshiron të përdorë virusët Ebola dhe Marburg si armë biologjike

Nga: D.G. Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 10:33
Njeri me maskë gazi (Ilustrim)

Ekspertët kanë frikë se Rusia dëshiron të përdorë virusin Ebola si armë në kuadër të projektit të saj të armëve biologjike. Në fakt, besohet se njësia 68240 e agjencisë së inteligjencës FSB qëndron prapa projektit. Përveç virusit Ebola, njësia besohet se po heton virusin edhe më vdekjeprurës të Marburgut.

Në fakt, ish-oficeri britanik i inteligjencës i tha medias se ka frikë se Moska mund të shkojë përtej vëzhgimit të sëmundjeve dhe në vend të kësaj mund të studiojë se si t'i bëjë ato edhe më të rrezikshme. 

Të përkujtojmë, shkencëtarët nga organizata OpenFacto kohët e fundit njoftuan se kanë zbuluar ekzistencën e një njësie misterioze të njohur si Instituti i 48-të për kërkime qendrore, i cili nga ana tjetër heton patogjenë të rrallë dhe vdekjeprurës. Ata janë të lidhur me institutin që shpiku noviçokun, agjent nervor i përdorur për ish-spiunin rus Sergei Skripal. 

- Edhe Rusia edhe Britania e Madhe kanë laboratorë që studiojnë armët biologjike dhe kimike në mënyrë që të mësojnë se si të mbrohen kundër noviçokut - theksoi burimi, raporton Daily Mail. 

Ai deklaron se Rusia tashmë ka provuar se është e gatshme të përdorë armë në Britaninë e Madhe. 

- Kjo do të thotë që Rusia potencialisht mund të vazhdojë kërkimet e saj mbi viruset Ebola dhe Marburg dhe t'i përdorë ato si armë," tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat