Teksa njerëzit përballen me probleme financiare, 56 miliarderë të re i janë shtuar botës gjatë pandemisë

Bota

Teksa njerëzit përballen me probleme financiare, 56 miliarderë të re i janë shtuar botës gjatë pandemisë

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 10:47
Foto ilustrim

Pandemia e koronavirus ka sjellë shumë probleme financiare për qytetarët, por mesa duket disa kanë përfituar shumë nga kjo situatë.

Ekonomia ka pësuar një rënie të madhe gjatë pandemisë së Covid-19, duke shkatërruar jetë, dhe duke falimentuar shumë biznese të vogla

Mirëpo për disa kompani të tjera, kjo ka qenë një biletë e artë drejt suksesit

Mes marsit dhe dhjetorit, vetëm në SHBA, janë shtuar 56 miliarder të ri, duke arritur totalin prej 659 miliarderëve.

Pasuria e një grupi të vogël të amerikanëve ka hipur për më shumë se 1 trilion dollarë që nga fillimi i pandemisë në SHBA.

Sipas raportit të dhjetorit, të publikuar nga Instituti i Studimeve Policore, miliarderët e Amerikës kanë fituar rreth 4 trilionë dollarë.

10 nga miliarderët më të pasur së bashku kanë më shumë se 1 trilion dollarë vlerë në kompanitë e tyre.

Është mbresëlënëse se si një pandemi ka çrregulluar çdo gjë, duke nxjerrë në pah pabarazinë ekonomike, që më së shumti mund të dallohet tek racat dhe etnitetet e huaja.

Edhe para pandemisë këto kategori kanë qenë më të anashkaluar nga punësimi dhe mundësitë për tu punësuar.

Një nga hyrjet më të reja në këtë listë ka qenë edhe MacKenzie Scott, ish-gruaja e Jeff Bezos, e cila u bë miliardere pas divorcit me burrin e vet.

mirëpo ajo i dha një pjesë të madhe të parave për bamirësi. Ajo ndau se vlera e Amazon ishte 38 miliardë dollarë, mirëpo një vit më vonë, vlera është rritur në rreth 59 miliardë dollarë.

Miliarderët të cilët kanë nisur kompanitë e tyre me shumë rreziqe kanë përfituar shumë nga kjo situatë në të cilën po jetojmë.

Listës gjithashtu iu shtuan edhe persona si Elon Musk, i cili mund të thuhet se “brenda natës” u bë një prej personave më të pasur në botë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat