Rritet numri i rasteve të vdekjes si pasojë e aksidenteve ajrore

Bota

Rritet numri i rasteve të vdekjes si pasojë e aksidenteve ajrore

Më: 2 janar 2021 Në ora: 17:40
Foto ilustrim

Më shumë njerëz kanë vdekur në aksidentet ajrore gjatë vitit 2020 ani pse numri i fluturimeve ishte dukshëm më i vogël shkaku i pandemisë.

Në fluturimet komerciale kanë vdekur 299 njerëz, krahasuar me 257 gjatë vitit 2019. Sipas të dhënave të fundit, të gjitha incidentet janë shkaktuar nga ndërhyrje të jashtëligjshme siç ishte rrëzimi i aeroplanëve, raporton BBC.

Në janarin e vitit 2020, ushtria iraniane rrëzoi aeroplanin ukrainas, duke lënë të vdekur 176 personat në bord. Shteti iranian planifikon që të ofrojë nga 150 mijë dollarë për familjet e viktimave.

Në këto shifra është përfshirë edhe incidenti ajror i muajt maj kur në Pakistan u rrëzua një aeroplan, duke lënë të vdekur 98 persona. Industria e aviacionit ka bërë të ditur se viti më i sigurt ishte ai i vitit 2017 kur nuk u regjistrua asnjë rrëzim i aeroplanëve komercial.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat