Irlanda: mijëra raste me COVID-19 nuk janë shënuar në numërim zyrëtar

Bota

Irlanda: mijëra raste me COVID-19 nuk janë shënuar në numërim zyrëtar

Më: 2 janar 2021 Në ora: 19:17
Foto ilustrim

Më shumë se 9,000 njerëz që kanë rezultuar pozitivë për COVID-19 ende nuk janë shtuar në numrin zyrtar të rasteve të konfirmuara, tha Ekipi Kombëtar i Urgjencës i Shëndetit Publik, transmeton Gazeta Metro.

Përfaqësuës të shtetit Irlandez thanë të Premten se kishin raportuar më pak raste të koronavirusi në ditët e fundit nga mijëra më shumë sesa njiheshin më parë pasi sistemi i saj u tensionua, duke sugjeruar që shpërthimi me rritje më të shpejtë të BE po përkeqësohet edhe më shpejt sesa treguan shifrat.

Një ditë më parë ajo kishte vlerësuar numrin e testeve pozitive që ende prisnin regjistrimin në vetëm 4,000.

Irlanda ka kaluar nga niveli më i ulët i infeksionit në Bashkimin Evropian vetëm dy javë më parë në shkallën më të shpejtë të përkeqësimit, pasi dyqanet dhe pjesë të mëdha të sektorit të mikpritjes u lejuan të rihapeshin për pjesën më të madhe të Dhjetorit.

Një vëllim shumë i madh i testeve pozitive që nga Krishtlindja ka çuar në një vonesë në shtupat pozitive që konfirmohen zyrtarisht si raste të reja individuale.

Gjithashtu Irlanda zyrtarisht raportoi një rekord ditor me 1,754 raste të konfirmuara të Premten, duke tejkaluar 1,500 raste ditore për të katërtën ditë me radhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat