Vaksina anti-covid mund të jetë e paefektshme kundër mutacionit të virusit që është shfaqur në Afrikën e Jugut

Bota

Vaksina anti-covid mund të jetë e paefektshme kundër mutacionit të virusit që është shfaqur në Afrikën e Jugut

Më: 4 janar 2021 Në ora: 11:30
Foto Ilustrim

Një shkencëtarë paralajmëron se vaksinat anti-covid mund të jenë të paefektshme ndaj mutacionit të virusit që është shfaqur në Afrikë të Jugut, i cili është shumë infektues.

Profesori i mjekësisë John Bell nga Universiteti i Oksfordit, i cili ka ndihmuar në krijimin e vaksinës, ka thënë se është shumë i shqetësuar ndaj mutacionit të virusit që është shfaqur në Afrikë Jugore më shumë sesa për atë në Kent.

Ky mutacion ka pësuar ndryshime të mëdha në strukturën e proteinës se virusit, duke e bërë shumë më infektues, ka thënë profesori.

Ai thotë se ka një përshtypje se kjo vaksinë që kemi në dispozicion do të jetë e paefektshme ndaj degëzimit të ri të virusit.

Ai thotë se vaksina do të ketë efekt ndaj mutacionit të shfaqur në Britani, që është quajtur 202012/01, i cili po shkakton shifrat e mëdha të të infektuarve në Britani tash e sa kohë.

Por ai nuk është i sigurt për degëzimin që u shfaq në Afrikë, të quajtur 501.V2 sepse ai ka evoluuar më shumë se ai britanik.

Deri më tani, mutacioni 501.V2, është gjetur në dy lokacione në Britani. Vaksina e lufton virusin duke krijuar antitrupa qe e luftojnë proteinën gjembore të virusit, por duke marrë parasysh se ka ndryshuar virusi nga mutacioni, nuk është e sigurt se a do ta parandaloj infektimin.

John ka shtuar se është e mundshme, pa problem, që të modifikohet vaksina në mënyrë që të luftoj edhe këtë degëzim të virusit brenda disa javëve nëse është e nevojshme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat