Cila është Tornado më e fuqishme e regjistruar në Tokë?

Bota

Cila është Tornado më e fuqishme e regjistruar në Tokë?

Më: 5 janar 2021 Në ora: 14:52
Foto ilustrim

Për Oklahoma City dhe rrethinat e tij përreth, 3 maj 1999 filloi si çdo ditë tjetër pranverore.

Në mbrëmje, një tornado vdekjeprurëse e një egërsie të paparë kishte bërë kërdi, duke marrë gjithsej 36 jetë.

Tornado e fuqishme që kishte kapur shtetin e Oklahoma, kishte një shpejtësi të jashtëzakonshme dhe ishte tornado më e fuqishme e regjistruar ndonjëherë në Tokë.

Kjo tornado kishte kapur shpejtësinë pothuajse rreth 500 km/orë.

Gjatë kësaj ngjarjeje gjatë një jave, 154 tornado prekën rajonin (përfshirë një në Kanada), më shumë se gjysma e tyre më 3 dhe 4 maj kur aktiviteti arriti kulmin mbi Oklahoma, Kansas, Nebraska, Texas dhe Arkansas.

Tornado çau nëpër pjesët jugore dhe lindore të Oklahoma City dhe rrethinat e tij Bridge Creek, Moore, Del City, Tinker Air Force Base dhe Midwest City, duke vrarë 36 vetë, duke shkatërruar më shumë se 8,000 shtëpi dhe duke shkaktuar 1.5 miliard dollarë dëme.

Me një total prej 72 tornadosh, ishte shpërthimi “më i frytshëm” i tornados në historinë e Oklahomës, edhe pse jo më vdekjeprurësi.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat