Zbulohen pamjet para vrasjes së stjuardesës brenda hotelit luksoz, u përdhunua nga 11 burra

Bota

Zbulohen pamjet para vrasjes së stjuardesës brenda hotelit luksoz, u përdhunua nga 11 burra

Më: 7 janar 2021 Në ora: 14:49
Pamje nga hoteli

Disa pamje të kapura nga kamerat e sigurisë tregojnë momentet e fundit të stjuardesës Christine Dacera para se ajo të përdhunohej në grup dhe të gjendej e vrarë në një dhomë hoteli në Filipine.

Sipas mediave të huaja, një gjë e tillë vjen ndërsa një nga të dyshuarit ka mbrojtur pafajësinë e tij duke këmbëngulur se ai dhe burrat e tjerë që ishin të pranishëm natën e vdekjes së saj janë homoseksualë.

Stjuardesa u gjet e vdekur në një vaskë në Makati pas festës së Vitit të Ri dhe u dërgua me urgjencë në spital në mëngjesin e 1 janarit.

Para vdekjës së saj, Christine u regjistrua në hotel me tre miq meshkuj për një festë të Vitit të Ri dhe më shumë burra u bashkuan me ta më vonë.

Imazhet e kapura tregojnë Dacera në hotel pa asnjë këpucë të veshur. Ajo shihet në një nga imazhet duke mbajtur një gotë verë ndërsa disa burra e ndjekin atë në dhomë.

Shefi i policisë së Makati, kolonel Harold Depositar tha se 23-vjeçarja kishte lëndime në duar dhe këmbë.

Ai tha: “Vetëm tre prej tyre ishin miq të Daceras”.

“Të tjerët ishin praktikisht të huaj për të, pasi ata ishin të njohur vetëm për tre miqtë e saj”.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat