Shefi i Moderna-s thotë se vaksina kundër COVID-19 mund të na mbrojë deri në dy vite

Bota

Shefi i Moderna-s thotë se vaksina kundër COVID-19 mund të na mbrojë deri në dy vite

Më: 7 janar 2021 Në ora: 15:21
Foto ilustrim

Vaksina për COVID-19 e Moderna ka të ngjarë të ofrojë mbrojtje deri në dy vjet, tha shefi ekzekutiv i saj të enjten, edhe pse akoma më shumë të dhëna duhen për të bërë një vlerësim përfundimtar.

Sipas Reuters, kompania amerikane e bioteknologjisë, e cila “befasoi” botën vitin e kaluar duke dalë me një vaksinë kundër sëmundjes së shkaktuar nga coronavirusi në vetëm disa javë, mori miratimin për vaksinën e saj Komisioni Evropian të mërkurën.

Duke pasur parasysh faktin se zhvillimi i vaksinave zakonisht kërkon vite, kohëzgjatja e mbrojtjes së vaksinave për COVID-19 është një çështje e diskutueshme për shkencëtarët dhe rregullatorët.

“Skenarit të makthit që u përshkrua në media në pranverë me një vaksinë që funksiononte vetëm një ose dy muaj, mendoj se i ka ardhur fundi”, tha CEO i Moderna, Stephane Bancel, në një ngjarje të organizuar nga grupi i shërbimeve financiare Oddo BHF.

Bancel shtoi se kompania e tij ishte gati të provonte se vaksina e saj do të ishte gjithashtu efektive kundër varianteve të coronavirusit të parë në Britani dhe Afrikën e Jugut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat