Nga zhdukja e aeroplanit me 62 pasagjerë e deri tek gjetja e mbetjeve në det – çfarë dihet deri më tani për Boeing 737-500 në Indonezi

Bota

Nga zhdukja e aeroplanit me 62 pasagjerë e deri tek gjetja e mbetjeve në det – çfarë dihet deri më tani për Boeing 737-500 në Indonezi

Më: 9 janar 2021 Në ora: 18:35
Pamje nga zhdukja e aeroplanit

Aeroplani i tipit Boeing 737-500 me mbi 60 pasagjerë është zhdukur nga radari, disa minuta pasi ishte ngjitur në ajër nga Xhakarta.

Në anën tjetër copëzat e fluturakes janë gjetur në det dhe besohet se janë pikërisht copat e aeroplanit që fillimisht është raportuar si i zhdukur.

Mediat lokale raportojnë se lajmi për rrëzimin e aeroplanit është konfirmuar rreth orës 14:30 sipas kohë lokale, e deri më tani autoritetet kompetente po mbledhin informacione për të mbijetuarit e mundshëm.

Familjarët dhe miqtë e pasagjerëve të aeroplanit komercial me linjë fluturimi SJY182, janë në lot duke pritur në aeroportin Supadio në Borneu – me shpresën se do të marrin ndonjë lajm të mirë për më të dashurit e tyre.

E marina e Indonezisë ka konfirmuar koordinatat e vendit të rrëzimit të aeroplanit të aviokompanisë Sriwijaya Air dhe ka dërguar anijet në këtë lokacion, ka bërë të ditur një zyrtar i marinës, i identifikuar si Abdul Rasid.

“Kordinatat janë zbuluar dhe shpërndarë të gjitha anijeve që operojnë në atë rajon”, ka shtuar Rasid.

Ndërkaq policia indoneziane dhe ekipet e shpëtimit kanë lokalizuar shpejtë vendin që besohet se është rrëzuar aeroplani komercial.

Ministri i Transportit ka konfirmuar se në aeroplan ishin 62 pasagjerë. Ai është rrëzuar nga 3048 metra lartësi dhe atë brenda katër minutave pasi është ngritur në ajër.

Fjala është për një fluturake të vjetër mbi 27 vite – Boeing 737-500, kurse organet kompetente nuk kanë dhënë informacione shtesë lidhur me këtë aksident.

Në rrjetet sociale po qarkullojnë fotografi ku shihen copëzat e aeroplanit të gjetura në oqean. Ato janë transmetuar edhe nga televizionet lokale, por deri më tani nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat