Gjendet kutia e zezë e aeroplanit që u përplas në det në Indonezi

Bota

Gjendet kutia e zezë e aeroplanit që u përplas në det në Indonezi

Më: 12 janar 2021 Në ora: 16:42
Pamje nga vendi i ngjarjes

U gjet një nga dy kutitë e zeza të një aeroplani pasagjerësh që u rrëzua në det pasi u ngrit nga Xhakarta.

“U gjet FDR (regjistruesi i të dhënave të fluturimit)”, tha Ministri Indonezian i Transportit, Budi Karija Sumadi.

Kutia e zezë duhet të ndihmojë hetuesit të përcaktojnë shkakun e aksidentit që ndodhi të shtunën, raporton skynews.

Zhytësit e Marinës Indoneziane po kërkonin dy kuti të zeza aeroplanësh që u lokalizuan të dielën.

Një Sriwijaya Air Boeing 737-500, me 62 pasagjerë dhe ekuipazh, humbi kontaktin me kullën e kontrollit të shtunën pasi u ngrit nga Xhakarta dhe u përplas në det. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat