Twitter suspendon llogarinë e vaksinës ruse ‘Sputnik V’

Bota

Twitter suspendon llogarinë e vaksinës ruse ‘Sputnik V’

Më: 14 janar 2021 Në ora: 20:08
Foto ilustrim

Twitter ka suspenduar llogarinë e vaksinës ruse “Sputnik V”, për shkak të “aktiviteteve të dyshimta” në këtë rrjet social.

Sipas Fondit rus për Invesime Direkte (RFID), që janë zhvilluesit e kësaj vaksine, janë duke kërkuar arsyetimin se pse është suspenduar llogaria.

“Ne jemi duke kërkuar arsyen se pse ka ndodhur kjo”, thotë RFID.

Nga të dhënat e observatorit evropian kundër-propagandës EUvsDisinfo tregojnë se, mediet pro-Kremlinit po e promovojnë vaksinën “Sputnik V” si një mjet propagande.

Ndryshe, presidenti rus Vladimir Putin, përkundër se refuzon ta merr vaksinën “Sputnik V”, ka urdhëruar vaksinimin masiv të rusëve kundër sëmundjes COVID-19.

Po ashtu, ditë më parë, ky rrjet social ia ka suspenduar edhe lliogarinë e presidentit amerikan Donald Trump, pas trazirave të ndodhura në Capitol Hill. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat