Nëna australiane dyshohet se vrau tre fëmijët e vet dhe pastaj veten

Bota

Nëna australiane dyshohet se vrau tre fëmijët e vet dhe pastaj veten

Më: 15 janar 2021 Në ora: 10:58
Victoria me familje

Policia australiane beson se tre fëmijë që u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre në Melbourne janë vrarë nga nëna e tyre, e cila më pas dyshohet të ketë kryer vetëvrasje.

Hetuesit policorë në rajonin Victoria thanë se dyshojnë që Katie Perinoviq i ka vrarë vajzat e veta, Claire, 7 vjeçe, Anna, 5 vjeçe dhe Mattheë, 3 vjeç, ndërsa në fund besohet se e ka vrarë edhe veten.

“Hetuesit e vrasjeve kanë krijuar besim preliminar se gruaja 42 vjeçe është përgjegjëse për katër vdekjet”, thuhet në një deklaratë të policisë të publikuar të premten.

Trupat e pajetë u gjetën në shtëpinë e familjes të enjten në mesditë, ndërsa autoritetet për këtë rast i lajmëroi burri i zonjës Perinoviq, Tomislavi, shkruan Daily Mail.

Hetuesit policorë thanë se nuk besojnë që burri është i përfshirë në incident dhe ai është liruar pa u akuzuar për ndonjë vepër penale.

Autoritetet nuk janë vënë në kërkim të ndonjë personi tjetër të dyshuar për këtë rast.

Një fqinje e kësaj familjeje, e quajtur Marie Groves, tha se gruaja që u gjet e vdekur kishte marrë pjesë në një festë të ditëlindjes për vajzën e saj në nëntor dhe ajo ishte e qetë në një mënyrë të pazakontë. “Ajo ishte më e tërhequr sesa që e kam parë ndonjëherë”, tha fqinja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat