​OBSH kundër kushtit për “certifikatë vaksinimi” në udhëtimet ndërkombëtare

Bota

​OBSH kundër kushtit për “certifikatë vaksinimi” në udhëtimet ndërkombëtare

Më: 16 janar 2021 Në ora: 22:54
Foto

Komiteti i Situatave Emergjente të Organizatës Botërore të Shëndetësisë u shpreh kundër “për momentin” vendosjes së certifikatave të vaksinimit kundër COVID-19 si kusht për të mundësuar hyrjen në një vend për udhëtarët ndërkombëtarë.

“Ka akoma shumë të panjohura themelore përsa i përket efektivitetit të vaksinave për të reduktuar transmetimin (e virusit) dhe vaksinat janë akoma të disponueshme vetëm në sasi të kufizuara”, nënvizoi komiteti në rekomandimet e tij, duke shtuar se vaksinimi nuk duhet të përjashtohet nga masat e tjera parandaluese shëndetësore.

Drejtori i programit të Situatave Emergjente të OBSH-së, Mike Ryan theksoi se Komiteti nuk rekomandon kushtin që personat që udhëtojnë të posedojnë dokumentin që dëshmon se janë të vaksinuar.

Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus zhvilloi një konferencë për media nëpërmjet video-konferencës në qendrën e organizatës në Gjenevë.

Ai bëri thirrje për solidarizim global për vaksinat e COVID-19.

“Punonjësit e shëndetësisë janë të lodhur dhe sistemet shëndetësore janë të tensionuara. Shohim se edhe në disa vende burimet e oksigjenit janë zvogëluar në shkallë të rrezikshme”, shtoi Ghebreyesus.

“Punonjësit e shëndetësisë dhe personat me rrezik të lartë duhet të kenë përparësi në vaksinime”, nënvizoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat