Australia e ka dënuar një pëllumb me vdekje, por e falë pasi kuptojnë që është shtetas australian

Bota

Australia e ka dënuar një pëllumb me vdekje, por e falë pasi kuptojnë që është shtetas australian

Më: 17 janar 2021 Në ora: 10:52
Foto Ilustrim

Në një sërë ndodhish të çmendura, një pëllumb u kursye nga dënimi me vdekje, pasi autoritetet konkluduan se është pëllumbi është australian.

Qeveria australiane nuk do të dënoj me vdekje pëllumbin Joe, pasi që hetimet treguan se ai me shumë gjasa është australian dhe nuk sjellë rrezik për biosigurinë e shtetit, shkruan “SBS”.

Shiriti në këmbën e zogut tregon se është shpend që i takon regjionit të Australisë, gjë që më parë dyshohej të jetë e vërtetë.

Veprime të mëtutjeshme nuk do të ndërmerren nga qeveria ndaj pëllumbit.

Pëllumbi është quajtur Joe, sipas presidentit të SHBA, sepse mendohet të ketë ardhur nga Amerika, prandaj ai edhe u pa si rrezik për shëndetin australian.

Shiriti në këmbën e tij, i përkiste një pronari nga Alabama, dhe ky zog ishte pjesëmarrës në një garë pëllumbash, prandaj u mendua të jetë i rrezikshëm për transmetim të virusit Covid-19.

Por pas hetimit, u kuptua se shiriti në këmbën e pëllumbit nuk ishte i vërtetë. Shiriti i përkiste një specie tjetër pëllumbi nga SHBA.

Pasi u sqarua kjo, pëllumbi u largua nga lista e dënimit me vdekje dhe u lirua.

E kush do ta mendonte se shtetësia do i shpëtonte jetën edhe një zogu? 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat