Numri i të vdekurve nga koronavirusi kalon shifrën prej 2 milionëve

Bota

Numri i të vdekurve nga koronavirusi kalon shifrën prej 2 milionëve

Më: 17 janar 2021 Në ora: 17:28
Foto ilustrim

Numri i viktimave nga COVID-19, raportohet të ketë shkuar në mbi 2 milionë.

Sipas faqes botërore të statistikave, worldometers.info, 2 milionë e 34 mijë e 472 persona deri tani kanë vdekur si pasojë e COVID-19.

Deri tani janë regjistruar 95 milionë e 162 mijë e 233 të infektuar, ndërsa 67 milionë e 937 mijë e 205 persona janë shëruar nga ky virus.

Amerika radhitet e para në botë për nga numri i të infektuarve me COVID-19, me gjithsej 24 milionë e 322 mijë e 125 raste, si dhe 405 mijë e 418 viktima, pastaj India me 10 milonë e 566 mijë e 720 raste dhe 152 mijë e 369 viktima, si dhe Brazili me 8 milionë e 456 mijë e 705 raste dhe 209 mijë e 350 viktima.

Vetëm në Kosovë, numri total i rasteve positive me COVID-19 është 55 mijë e 851 raste nga 208 mijë e 583 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1 mijë e 410 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë shëruar 279 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 49.269 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.172.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat