Kalon 95 milionëshin numri i rasteve globale me koronavirus

Bota

Kalon 95 milionëshin numri i rasteve globale me koronavirus

Më: 18 janar 2021 Në ora: 08:14
Ilustrim

Mbi 95 milionë persona anembanë botës janë infektuar me COVID-19 që prej shfaqjes së këtij virusi.

Johns Hopkins Univeristy raporton se janë 95 milionë e 37 mijë e 610 persona që janë raportuar si të infektuar. Si pasojë e këtij virusi deri më tanë jetë kanë ndërruar dy milionë e 30 mijë e 668 veta, transmeton Klan Kosova.

Vetëm në javën e fundit janë regjistruar mbi pesë milionë raste të të infektuarve.

Shteti me më së shumti të infektuar është SHBA-ja, me saktësisht 23 milionë e 932 mijë e 306 raste dhe me 397 mijë e 561 viktima.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat