Si është të rritesh në një kult me 150 vëllezër e motra dhe 27 nëna – Adoleshenti rrëfen historinë e vet

Bota

Si është të rritesh në një kult me 150 vëllezër e motra dhe 27 nëna – Adoleshenti rrëfen historinë e vet

Më: 21 janar 2021 Në ora: 10:36
Merlin Blackmore

Merlin Blackmore ka rrëfyer rreth fëmijërisë në familjen më të madhe poligamike në Kanada.

Adoleshenti Merlin Blackmore ka një histori mjaftë ndryshe të fëmijërisë nga shumica e njerëzve, sepse ai kishte 150 vëllezër e motra, dhe 27 nëna.

Merlin, 19 vjeç, lindi në familjen poligamike më të madhe në Kanada, dhe tregoi rreth fëmijërisë së tij në TikTok.

Vëllai më i madh i Merlin është 44 vjeç, ndërsa më i riu është vetëm 1 vjeç. Babai i tyre Winston Blackmore është 64 vjeç.

Ai tha se më parë e kishte pasur të pamundur të flas për rrethanat e familjes së vetë, dhe iu desh ta fshihte, por tani ai ka vendosur të tregoj historinë e vetë.

Image

 

Ai tha se të gjithë fëmijët i referoheshin nënës së tyre biologjike me “mami” ndërsa  grave të tjera të babait të tyre si “nënë”.

Familja e tyre është aq e madhe, sa që ata kishin një shkollë të vetën, dhe adoleshentët jetonin në një shtëpi motel, e jo me nënat e tyre.

Vetëm 22 nga 27 gratë e babait të tyre kishin fëmijë, dhe 16 prej tyre janë akoma të martuara me të. Ata zakonisht jetonin në shtëpi të ndara, ku dy nëna jetonin me fëmijët e tyre, në kate të ndryshëm.

Merlin tha se ai kishte edhe 2 vëllezër të tjerë që kishin lindur në të njëjtën ditë me të, nga nëna të tjera. Dhe gjithashtu kishte plotësisht 12 vëllezër e motra të lindur në të njëjtin vit me të, dhe të gjithë kanë emra që fillojnë me shkronjën “M”.

Edhe dy vëllezër të tij folën rreth familjes, Warren 22 vjeç dhe Murrey 19 vjeç. Warren dhe Merlin kanë të njëjtën nënë, ndërsa Murrey ishte rritur në të njëjtën shtëpi me ta. Ata u bënë shumë të lidhur, pasi që edhe nënat e tyre ishin motra.

Epo, jo shumë njerëz do të donin të rriteshin në një familje të tillë! 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat