​Shangai: Zbulohen tri raste COVID-19, evakuohet i gjithë vendbanimi

Bota

​Shangai: Zbulohen tri raste COVID-19, evakuohet i gjithë vendbanimi

Më: 21 janar 2021 Në ora: 16:38
Foto Ilustrim

Autoritetet e Shangait kanë filluar evakuimin e zonave të populluara pranë Bund Riverfront, pasi zyrtarët kinezë zbuluan të paktën tre raste të reja të COVID-19 sot.

Zyrtarët nuk treguan se sa njerëz u evakuuan nga kjo zonë në pjesën qendrore të Shangait, por ata rritën numrin e testeve në mënyrë që të ndalonin menjëherë që vatrat e vogla të shndërroheshin në të mëdha.

Dy njerëz që punojnë në spitale janë të infektuar, dhe ata janë gjithashtu fqinjë, shtuan zyrtarët, ndërsa një rast i tretë u gjet midis kontakteve të tyre.

Autobusët e qytetit janë duke u dezinfektuar, para se banorët e vendbanimit të dëbuar të dërgoheshin në një hotel, dhe disa rrugë ishin të mbyllura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat