COVAX do të furnizohet me vaksina nga Pfizer- BioNTech

Bota

COVAX do të furnizohet me vaksina nga Pfizer- BioNTech

Më: 22 janar 2021 Në ora: 19:44
Foto ilustrim

Pfizer dhe BioNTech kanë rënë dakord që të mbështesin me vaksina kundër COVID-19 programin e vaksinimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për vendet me të ardhura të ulëta, COVAX.

Lajmi është dhëne nga agjencia Reuters nga burime të cilat janë në dijeni të marrëveshjes.

Detaje të mëtejshme për marrëveshjen ose çmimin që COVAX do t'i duhet që të paguajë për çdo dozë të saj nuk janë akoma të qarta, por burimet thanë që sasia do të jetë relativisht e vogël.

Bëhet e ditur, që arsyeja për një sasi të kufizuar të dozave ishte se ato fillimisht ishin përcaktuar për punonjësit e shëndetësisë në vendet me të ardhura të ulëta që përfshin programi COVAX.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat