Australiani i zhdukur për 18 ditë ‘mbijetoi me kërpudha’

Bota

Australiani i zhdukur për 18 ditë ‘mbijetoi me kërpudha’

Më: 25 janar 2021 Në ora: 08:10
Robert Weber

Një burrë i zhdukur prej 18 ditësh në Australi, është gjetur pasi mbijetoi në kërpudha, thotë policia.

Përpjekjet e kërkimit të nisura për Robert Weber, 58 vjeçar, i cili u zhduk në QueenIsland, u ndërprenë këtë javë.

Por policia tha se ai ishte gjetur afër një dige të dielën, nga një ‘pronar prone’ i cili është identifikuar në mediat australiane, si një politikan lokal.

Weber ishte në gjendje të mirë kur është gjetur, tha policia.

Para të dielës, ai ishte parë për herë të fundit duke lënë një hotel në qytetin e Kilkivan me qenin e tij më 6 janar. Ai u ndesh me telashe kur makina e tij u bllokua në dheun e një rruge në fermë, shkruan BBC.

Policia tha se Weber kaloi tre ditë në makinë para se të mbaronte benzina dhe të nisej në këmbë. Ai më pas u humb, por qëndroi pranë një dige ku mbijetoi duke “fjetur në tokë, duke pirë ujë nga diga dhe duke ngrënë kërpudha”.

Qeni i Weber nuk është gjetur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat