Australia në alarm për zjarre, autoritetet thirrje për izolim të banorëve

Bota

Australia në alarm për zjarre, autoritetet thirrje për izolim të banorëve

Më: 25 janar 2021 Në ora: 12:15
Australi

Një valë e nxehtë ka goditur jug-lindjen e Australisë, duke ngritur temperaturat në vlera shumë të larta.

Autoritetet po përpiqen të marrin masat për të shmangur një tragjedi si ajo e vitit të kaluar, ku vendi u përfshi për një kohë të gjatë nga zjarre masive.

Një burim zjarri në fakt është paralajmëruar re në qytetin Adelaide të hënën, ndërkohë që e rriskuar është edhe Victoria.

Victoria mëngjesin e kësaj të hëne ka arritur në temperaturën 30 gradë celsius në orën 7:30 të mëngjesit me orën lokale, ndërkohë që pritet që këto vlera të arrijnë në 40 gradë celsius në orët e vazhdim.

Në Sidnei temperaturat prej 3 ditësh nuk janë ulur nën 30 gradë celsius.

Autoritetet shëndetësore i kanë bërë thirrje qytetarëve që të shmangin kontaktet fizike dhe të qëndrojnë brenda shtëpive duke shmangur nisjen e një shkëndije zjarri.

Për momentin janë djegur 2500 hektarë tokë, teksa tymi ka mbërritur deri në Adelaide.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat